Nga vazoja e dytë tek e katërta, rreziqet e Shqipërisë në shortin e Euro 2024

Mesditën e 9 tetorit, në Frankfurt do të hidhet shorti i kualifikueseve Euro 2024, ku në garë janë 53 kombëtare, pasi Gjermania është pritëse dhe Rusia e skualifikuar. Do të jenë 7 grupe me nga 5 skuadra, ndërsa tre të tjerë me nga 6 të tilla.

Të sigurta që do të shortohen në grupe me 5 ekipe janë Italia, Kroacia, Spanja dhe Holanda, katër finalistet e Ligës së Kombeve. Shqipëria do të jetë pjesë e Vazos së Tretë, falë së cilës shmang disa rivalë shumë të komplikuar si Norvegjia, Ukraina, apo edhe Suedia, e cila ka shumë eksperiencë në të tilla evenimente.

Gjithsesi, sido që të shkojë, kualifikimi do të jetë një mision tepër i vështirë për përfaqësuesen tonë, pasi mjafton të shohësh skuadrat e Vazos së Parë dhe të Dytë për të kuptuar se mund të kesh dy ekipe shumë të forta.

Fati do të ishte me Kombëtaren tonë nëse nga vazo e dytë bie Hungaria, Izraeli apo Uellsi me Bosnjën. Por nga ana tjetër, nga vazo e katërt mund të vinte fat i keq, teksa mund të shortohemi me Turqinë apo Greqinë, dy skuadra të forta apo edhe me Kosovën.

Vazot

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *