Nga “non grata” në azilant politik në Itali, Adriatik Llalla nuk iku duarbosh nga Shqipëria

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë përgjatë viteve 2012-2017, Adriatik Llalla, mësohet se ka fituar statusin e Azilantit Politik në Itali.

Lajmi është konfirmuar për mediat nga avokati i tij mbrojtës Sokol Hazizaj.

E ftuar në emisionin, ‘Now’ në Euronews Albania, Gazetarja Anduena Llabani tha se Llalla është duke përdorur disa dosje të nxehta për të argumentuar azilin në Itali. Më tej ajo shton se, të thotë një ish-funksionar i lartë se është i cenuar politikisht në Shqipëri do fakte të forta.

“Asi nën mëngë i Llallës është që ai nuk ka iku duarbosh, ka marrë dosje, materiale, letër-porosi që provojnë se Llalla ka qenë nën presion të jashtëzakonshëm për çështje të rëndësishme në Shqipëri. Një nga këto është çështja e Bankers ku ambasadori Lu i ka shkuar në zyrë që mund të jetë përdorur”, tha gazetarja.

Sjellim në vëmendje se Adriatik Llalla, ish-Prokurori i Përgjithshëm i dënuar me dy vite burg nga drejtësia shqiptare fitoi statusin e azilantit politik në Itali. Vendimi që miratoi kërkesën e tij për azil u miratua nga Gjykata e Apelit Romë. Ish-kryeprokurori shfaqi interes për të përfituar azil prej shtatorit të vitit 2021.

Ai e motivoi këtë kërkesë me një proces të parregullt ligjor ndaj tij në Shqipëri. Llalla ka mbi shpatulla një vendim fajësie nga Apeli i Gjykatës së Posaçme, që në shtator 2021 e shpalli fajtor për “fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë”. Ndonëse ky vendim detyronte vajtjen e tij në qeli, Llalla i shpëtoi burgut pasi pak ditë para shpalljes së vendimit ishte larguar drejt vendit fqinj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *