“Nga njeri modest në legjendë futbolli”/ Biden mesazh lamtumire për Pele

Presidenti Joe Biden i jep lamtumirën e tij legjendës së futbollit botëror Pele, i cili ndërroi jetë të enjten më 29 dhjetor në moshën 82-vjeçare.

Presidenti amerikan postoi në rrjetin social “Twitter” një foto të tij duke biseduar me ‘mbretin’ e futbollit gjjatë Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut.

“Për një sport që bashkon njerëzit si asgjë tjetër, ngritja e Peles nga fillimet modeste në legjendë futbolli është një histori e asaj që është e mundur. Sot, mendimet e mia dhe të Jill janë me familjen e tij dhe të gjithë ata që e donin”,- shkruan Biden.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *