Nga miqësia me Olta Gixharin te thyerja e zemrës, aktori: Hodha unazën 8 mijë dollarë në det

Aktori i humorit Rezart Veleshnja është rrëfyer si rrallë herë për jetën e tij private. Rezi tregoi se është lënduar disa herë kur vjen puna te marrëdhëniet e dashurisë dhe për këtë fajësoi veten.

“Unë qaj gabimet e mia”, u shpreh ai në një intervistë televizive, ndërsa veçoi një rast kur kishte hedhur në det unazën dhuratë për ish-të dashurën që kushtonte plot 8 mijë dollarë.

Ai foli edhe për raportin e miqësisë me Olta Gixharin, me të cilën njihet prej vitesh.

“Olta ka qenë një fëmijë shumë i lumtur, është një gocë me zemër shumë të madhe dhe ka një familje shumë të mirë”, tha ai.

Ai komentoi një foto shkrepur nga koha e akademisë së arteve kur ndanin një kurs. Rezi pohoi se sot e kësaj dite gëzon raporte të mira me të dhe një pjesë tjetër të shokëve të kursit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *