Nga dhuna në familje, kokaina dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, arrestohen 8 persona në Tiranë

Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu raportojnë se H. L., 24-vjeç është arrestuar pasi u kap me kokainë. Gjatë kontrollit të riut iu gjet edhe një peshore elektronike.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin H. L., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe një peshore elektronike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:
– D. Xh., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij;
– E. T., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– F. D., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe është përplasur me kangjellat anësore të rrugës;
– H. Gj., 25 vjeç, A. K., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
– B. A., 45 vjeç, A. Gj., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *