Netanyahu: Mund të ketë një marrëveshje me Hamasin!

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu është pyetur nëse mund të arrihet një marrëveshje për lirimin e rreth 240 pengjeve izraelitë të marrë gjatë sulmit të 7 tetorit.

“Mund të ketë,” tha ai për emisionin Meet the Press të rrjetit televiziv amerikan NBC.

“Sa më pak të them për këtë, aq më shumë do të rris shanset që të kjo të realizohet.”

Netanyahu nuk dha asnjë detaj, por tha se ajo që mund të detyronte për një marrëveshje ishte “presioni ushtarak” që forca e tij mbrojtëse po ushtronte ndaj Hamasit. Por një zyrtar amerikan i paidentifikuar ka argumentuar se do të duhej një pauzë “mjaft e rëndësishme” në konflikt për ta realizuar këtë.

Kryeministri Netanyahu ka refuzuar thirrjet në rritje për një armëpushim nëse nuk përfshin lirimin e të gjithë pengjeve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *