Nesër gjyqi për liderët e UÇK/ Rama: Mbahen në qeli, pa akuzë

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur qëndrimin e tij, se krerët e UÇK po mbahen të mbyllur pa të drejtë pas hekurave në Hagë pasi akuzohen si kriminelë lufte. Rama u shpreh se këto akuza janë jashtë çdo lloj imagjinate në raport me të drejtën ndërkombëtare duke qenë se ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës luftuan kundër spastrimit etnik.

“Ka diçka të madhe që nuk shkon me këtë proces. Pa dashur të paragjykoj aspektin që ka të bëjë me drejtësinë e pavarësinë e Kosovës, mbetem i mahnitur në sensin më negativ nga fakti që udhëheqësit dhe komandanti i një lëvizje çlirimtarë popullore jo i një ushtrie të organizuar por një rebelimi ndaj një regjimi brutal që synoi të spastronte etnikikisht shqiptarët në Kosovës akuzohen së bashku si kriminelë lufte. Njeriu që vetë presidenti aktual i SHBA, Joe Biden e pagëzoi si ‘George Washington’ i Kosovës është prej një kohe të gjatë prapa hekurave, i mbyllur brenda pa akuzë, gjë që është jashtë cdo lloj imagjinate në raport me të drejtën ndërkombëtare”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *