“Nëse ju pushton Rusia, ejani në Shqipëri” Rama-britanikëve: Ne do t’ju mbrojmë nga…

Kryeministri Edi Rama  ka zhvilluar një bashkëbisedim në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House. Ky është një institut i pavarur politikash me seli në Londër. Kreu i qeverisë po zhvillon prej 2 ditësh një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe.

Gjatë fjalës së tij Rama përfytyroi për një moment sikur rolet u këmbyen.

“Nëse rusët do të pushtojnë Britaninë, ju ejani tek ne, ne do t’ju mbrojmë nga Putini dhe nga Suella Braverman të dy, kjo është e sigurt, do t’ju mbrojmë”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Duke u ndalur tek largimi i të rinjve, kreu i qeverisë u shpreh se sot jetojmë në një vend demokratik dhe njerëzit janë të lirë të lëvizin kudo ato duan.

“E di që nuk është korrekte për mua, por nuk u them njerëzve që duhet të rrini këtu sepse këtu është vendi juaj. Kur isha i ri nuk mund të largohesha nga vendi, por sot ajo për të cilën luftova është që Shqipëria është një vend i lirë dhe mund të lëvizësh kudo. Si tu thuash njerëzve qëndroni këtu pasi këtu e keni vendin, jo! Nuk u thua njerëzve e ardhmja është e ndritshëm rri këtu me mua, por jo nëse do të largohesh largohu, nëse do të qëndrosh, qëndro” – tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *