Nënshkruhet marrëveshja në sektorin e gazit, Balluku: Asnjë vend nuk është imun ndaj krizave

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nënshkruar marrëveshjen mes Albagaz dhe kompanisë spanjolle ENAGAS në sektorin e gazit.

E pranishme ka qenë dhe zv.kryeministrja, Belinda Balluku e cila tha se asnjë vend në botë nuk është imun ndaj krizave dhe se është e nevojshme që të sigurohen burime dytësore.

Sakaq theksoi se kjo marrëveshje është në interes për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Duke nisur nga 2020 na është dashur të mblidhemi të firmosim marrëveshje që ndoshta për publikun duken sikur nuk janë aksione të vërteta. Sot është një ditë e veçantë. Ne i kemi hapur rrugë në një periudhë të vështirë përgjatë verës, për të pasur rezultate sot. Në javën e parë të tetorit kemi arritur të konkludojmë një marrëveshje bashkëpunimi, e cila vendos në një kuadër të pastër ligjor hapat që do të hedhim në të ardhmen. Nuk ka asnjë shtet i cili është imun nga kriza që ka krijuar në ditët e sotme energjia. Nuk është thjesht çështja e çmimit, nuk është thjesht tregu që po sillet në një mënyrë të paprecedent, por ka të bëjë me sigurimin e energjisë.

Shqipëria ka qenë imune nga problemi i gazit rus, por nga ana tjetër ne nuk jemi imunë nga importet e energjisë elektrike. ne prodhojmë 100% energji të rinovueshme, por edhe në ditët më të mira energjia nuk është më shumë se 75% e nevojës të tregut. Ne jemi të detyruar që 25% ta blejmë në import. Asnjë shtet nuk është i përgatitur për të përballuar këtë krizë energjetike. Energjia e rinovueshme është një prioritet për Shqipërinë. Sot ka nisur ndërtimi i disa parqeve fotovoltaike. Por shpesh janë energji të rinovueshme shpesh herë të ekspozuara ndaj kushteve atmosferike. Për të pasur një burim të qëndrueshëm, kemi nisur prej kohësh një projekt, i cili u kthye në një projekt rajonal me interes për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *