“Në pritje të dy mandateve të tjera”/ PS apel komisionerëve: Mos tjetërsoni votat për kandidatët

Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi tha sot në një deklaratë për mediat se fitorja e Partisë Socialiste është një fitore historike. Muzhaqi theksoi se procesi është ende i pambyllur në Qarkun e Durrësit dhe të Tiranës dhe pritet sipas saj, që Partia Socialiste të sigurojë edhe dy mandate të tjera, krahas këtyre të siguruara.

Ndër të tjera ajo ka bërë thirrje të gjithë numëruesve të mos tjetërsojnë votat e qytetarëve pasi një gjë e tillë përbën krim zgjedhor dhe secili do të përballet me ligjin nëse bën një shkelje të tillë.

“Asnjë votë e asnjë kandidati qoftë socialiste apo demokrat nuk do të lejohet të tjetërsohet. Ne emër të PS dhe kryetarit Edi Rama dua të bëj të qartë për të gjithë numrëruesit, së dyti një falënderim të veçantë për të gjithë numëruesit socialist. Pa vënë ë dyshim integritetin e numëruesve, dua të kujtoj se çdo cedim qoftë ai me qëllim ose për shkak të mungesës së vëmendjen që shkakton kalimin e votës nga një kandidati tek tjetri është krim zgjedhor.

Rama dhe PS janë të vendosur që të mos tolerojnë asnjë numërues që tenton të shkelë ligjin. Ky është procesi i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe askush nuk do e lejojë njollosjen e asnjë kandidati”, ka thënë ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *