Në pranga 46-vjeçari në Cërrik, dhunoi një shtetas

Një 46 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Cërrikut pasi dhunoi një shtetas tjetër pas një konflikti për motive të dobëta. Ky i fundit nuk e ka raportuar rastin në polici por hetimet kanë nisur pas informacioneve të marra nga spitali rajonal i Elbasanit, ku ndodhej i lënduari.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë ndaluar dhe vënë në pranga shtetasin A. P., 46 vjeç, banues në Cërrik, pasi dyshohet se më datë 17.04.2023, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në kokë, shtetasin F. M., 59 vjeç, banues në Cërrik, i cili merr aktualisht asistencë mjekësore, në spital.

Shtetasi F. M. nuk e ka kallëzuar ngjarjen në Polici, ndërsa hetimet Policia i ka nisur pas informacioneve të marra nga spitali rajonal i Elbasanit, për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të këtij shtetasi.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *