Në Moldavi me 1 qershor mbahet Samiti i dytë i Komunitetit Politik Europian

Takimi i dytë i Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet të enjten, më 1 qershor në Moldavi. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Takimi do të synojë nxitjen e paqes dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta të Evropës dhe do të bëjë bashkë 47 krerë shtetesh, qeverish dhe institucionesh të BE-së. Inciatori i këtij komuniteti është presidenti francez, Emmanuel Macron i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë takim.

Takimi i tij i parë u mbajt në Pragë tetorin e kaluar dhe u fokusua në çështjet e energjisë dhe sigurisë.

Diskutimet e Samitit të dytë të EPC-së do të fokusohen në tri tema kryesore: përpjekjet e përbashkëta për paqen dhe sigurinë; elasticiteti i energjisë dhe veprimi klimatik; dhe ndërlidhjet në Evropë për një kontinent më të lidhur dhe më të qëndrueshëm.

Ky samit do të bazohet në themelet e mbledhjes fillestare të EPC-së që u mbajt në Pragë në tetor 2022. Samitet e EPC-së organizohen me rotacion nga secili pjesëmarrës vend me pritës të alternuar midis një shteti të BE-së dhe një shteti jo-anëtar të BE-së. Ky është samiti i parë EPC i organizuar nga një vend jo anëtar i BE-së

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *