Në luftë me kancerin, historia e vajzës që u prek nga sëmundja 25-vjeç

Atëherë kur studimet i kishte përfunduar dhe filloi një punë e nisi të thurte ëndrrat më të bukura për jetën, mësoi se diçka të keqe kishte në gjirin e saj, ishte vetëm 25-vjeç.

Këtu nisi kalvari i gjatë, me shqetësimin që e gërryente çdo ditë të cilin vendosi ta mbante vetëm për vet në fillim, pikërisht në vitin e mbrapshtë të pandemisë kur të gjithë ishin të izoluar. Pati ditë që u rrëzua pasi përjetoi frikën ankthin bashkë me rënien e flokëve që e vuajti shumë por nuk u dorëzua. Vetëm kur duhej të niste seancat e kimioterapisë u tregoi edhe prindërve, gjeti dhe mbështetje psikologjike të cilën e bëri online.

Sot është 27-vjeçe e ditët gri i mposhti jo vetëm duke shpresuar se do t’ia dilte, por duke menduar për vite të bukura që e presin pas kësaj të keqeje. Kanceri i gjirit nuk zgjedh, duke mos kursyer as vajzat e reja. Kontrollohu dhe lufto fort nëse një ditë konstaton se je prekur prej tij./tch

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *