Në Kolumbi e Holandë Ndrangheta dhe shqiptarët janë liderë të trafikut të kokainës

Dy ton kokainë u sekuestruan dje në Itali. Hetimet janë shtrirë për të gjetur grupet kriminale, por perceptimi duket se është i qartë.

Nicola Gratteri, prokurori i Catanzaros, i njohur edhe për vizitat në Shqipëri në një intervistë për gazetën “La Stampa” u shpreh se Ndrangheta bashkë me shqiptarët janë lider të trafikut.

Ndrangheta është gjithmonë lider, tani bashkëpunon me shqiptarët. Janë shumë aktivë edhe në Kolumbi, Holandë, në udhëkryqin e trafikut botëror, por nuk na dëgjuan” tha ai.

Mafia shqiptare ka kohë që ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave dhe personave, që duan të dinë më shumë për të, se kush qëndron në krye të saj e sesi funksionon ajo.

Mafia italiane ka përdorur për vite me radhë shqiptarët si ushtarë të tyre, por me kalimin e kohës shqiptarët mësuan sesi ta bëjnë dhe krijuan mafian e tyre. Organizata kriminale tipike është e strukturuar vertikalisht, me një person në krye dhe njerëz që i raportojnë. Por mafia shqiptare është pak më ndryshe. Janë strukturuar horizontalisht, pra nuk ka vetëm një lider, janë disa familje që secila ka një rol.

Ato punojnë së bashku. Një gjë e veçantë e tyre është se kontrollojnë çdo pjesë, tani janë aktivë në Amerikën Latine, saqë operojnë në Ekuador për një kohë të gjatë.

Ato kontrollojnë shumë lehtë porte, sidomos në Belgjikë dhe Hollandë. Pasi futen aty, ato shpërndahen në të gjithë Europën. Kjo do të thotë se ju duhet të qëndroni larg këtyre vendeve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *