Në kërkim për trafik droge/ Arrestohet shqiptari në Gjermani, u kap teksa…

Një shtetas shqiptar 40 vjeç i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë gjermane. Autoritetet bëjnë me dije se ai u arrestua pas një kontrolli të kryer nga oficerët e inspektimit të policisë kufitare të Lindau.

Pas verifikimeve, u konstatua se ndaj tij kishte një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet italiane, si i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa në automjet u gjetën edhe disa gramë lëndë narkotike tip kokainë.

Shqiptari gjithashtu rezultoi të ishte në efektin e alkoolit dhe të drogës ndonëse ishte drejtuesi i mjetit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *