Në kërkim për pengmarrjen e dy vëllezërve Beqiraj, arrestohet Agron Bejdolli. Krahu i djathtë i Rrumit të Shijakut!

Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës kap shtetasin në kërkim Agron Bejdolli, krahu i djathtë i Rrumit të Shijakut. Ky shtetas është me masë sigurie arrest në burg për “heqje paligjshme të lirisë (pengmarrje)” në bashkëpunim me Rrumin, të dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj në tetor 2022.

Bejdolli u kap në shtëpinë e një kushëriri të tij në Spitallë të Durrësit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *