Në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja; arrestohet Ramazan Rraja

Ramazan Rraja, i shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut është arrestuar. Ai është nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja, teksa dyshohej se fshihej në Dubai.

SPAK pretendon se Ramazan Rraja, kushëriri i tij Redjan Rraja dhe persona të tjerë në qytetin e Durrësit, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në atentatin e datës 1 nëntor 2019 në zonën e Sukthit, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe u plagosën rëndë Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *