Në Durrës PS merr më shumë se dyfishin e mandateve

Në bashkinë e Durrësit kur janë numëruar deri më tani 12 nga 342 qendra votimi për këshillat bashkiakë, kryeson Partia Socialiste me 53.61% të votave duke siguruar 29 mandate. Nga ana tjetër koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ me 22.91% të votave ka 12 mandate. 4 mandate deri më tani ka siguruar PD me 8.96% të votave. Ndërkohë Partia Agrare Ambientaliste me 5.47% të votave ka deri më tani 3 mandate. Partia Social Demokrate ka vetëm një mandat me 1.93% të votave.

Në bashkinë e Shijakut kur janë numëruar 7 nga 54 qendra votimi në total, PS ka 15 mandate në këshill bashkiak me 63.91% të votave. Bashkë Fitojmë ka vetëm 3 mandate me 14.38% të votave. PD renditet Forcë e tretë me 8.63% të votave duke siguruar vetëm dy mandate. Ndërsa Partia Agrare Ambientaliste ka siguruar vetëm një mandat me 5.44% të votave.

Ndërsa në bashkinë e Krujës nuk ka nisur ende numërimi për këshillat bashkiakë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *