Ndryshime në PD/ Basha zëvendëson përkrahësit e Berishës! Gjekmarkaj bëhet nënkryetar i Kuvendit

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Basha ka bërë ndryshimet në PD duke zëvendësuar përkrahësit e Berishës.

Lulzim Basha tha se kreu i grupit parlamentar të PD do të jetë Enkelejd Alibeaj dhe jo më Alfred Rushaj. Ai tha se ky vendim u mor në bashkëpunim me Rushaj dhe kjo në kuadër të riorganizimit të PD.

“Në zbatim të vendimit të Kryesisë, ku është vendosur që organizatorët e dhunës të mos mbajnë pozicione drejtuese në Grup Parlamentar, dua t’ju njoftoj ndryshimet që do ti propozoj Grupit Parlamentar. Kam vendosur që këtë ta ndajë më së pari me Këshillin Kombëtar të PD, ku është prezent e gjithë trupa drejtuese e partisë. Fillimisht dua tju informoj se me një vendim të përbashkët timin dhe të Kryetarit të Grupit Parlamentar z. Alfred Rushaj, kemi vendosur me dakordësi, që drejtimi i Grupit, me sfidat e reja që kemi përpara, t’i kalojë z. Enkelejd Alibeaj”, tha Basha.

Ndryshimet ne parti janë:

  • Agron Gjekmarkaj vendoset në vend të Enkeljed Alibeaj, si nënkryetar i PD.
  • Grida Duma në krye të komisonit të shëndetësisë, zëvendëson Albana Vokshin
  • Në komisionin e Arsimit, ikën Gjekmarkaj, vendoset Flutura Açka.
  • Ne komisionin  e ligjeve, Flamur Noka zëvendësohet nga Dhurata Çupi
  • Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)
  • Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)
  • Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)
  • Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *