Ndryshim i papritur në kalendar, FSHF shtyn ndeshjen e javës së 8 në Superligë

Superliga shqiptare do luajë në fundjavë javën e tetë. Të shtunë dhe të diel ishin projektuar duelet, me FSHF që ka shtyrë ndeshjen mes Erzenit dhe Kukësit. I projektuar për të shtunë në 15:00 në “Niko Dovana”, dueli tanimë është programuar për të hënë në 15:00 po në stadiumin e Durrësit.

Vetëm 24 orë nga orari i ndeshjes, FSHF ka vendosur të shtyjë takimin për të hënë duke befasur klubin pritës. Duket se ka qenë kërkesa e Kukësit që ndeshja të shtyhet për shkak të shirave dhe gjendjes së fushës në “Niko Dovana”. Tanimë Erzeni dhe Kukësi do luajnë të hënë, me stafet teknike që kishin përgatitur gjithçka për nesër.
Shtyrjen e ndeshjes e ka konfirmuar edhe Kukësi. “FK Kukësi njofton se ndeshja Erzeni – Kukësi, e planifikuar të luhet të shtunën, është spostuar për ditën e hënë në datën 17/10/2022. Klubet kanë rënë dakord për të shtyrë ndeshjen për ditën e hënë. Ndeshja do të luhet në orën 15:00 në stadiumin “Niko Dovana”, njofton klubi verilindor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *