Ndeshja San Marino-Shqipëri/ Përfundon pjesa e parë, kuqezinjtë bëjnë vetëm një gjuajtje në portë

Sot në orën 20:45 ka startuar sfida mes San Marino dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Trajneri i Kombëtares Edi Reja shpesh deklaron se nuk është i prirur të bëjë eksperimente me formacionin, por vlerëson gjendjen e lojtarëve duke aktivizuar ata që janë më në formë. Gjithsesi, nga formacionet që nisin ndeshjet, risitë apo të ashtuquajtura eksperimente nuk mungojnë.

Për San Marinon është i pezulluar nga kartonët Klaus Gjasula, ndërsa Florian Kamberi u largua nga grumbullimi me pretekstin se është i dëmtuar. Gjithashtu, dje nga grumbullimi i kuqezinjve u largua edhe mesfushori, Nedim Bajarami, i cili nuk pati mundësi të debutonte në tri ndeshjet e para në Grupin I.

Për sa i përket formacionit zyrtar, Reja i ka treshen e mbrojtjes, Ajetit, Veselit dhe Gjimshitit, për të vazhduar nga krahët me Hysajn dhe Lenjanin. Mesfusha formohet nga Ramadani, Laçi dhe Bare, ndërkohë që në sulm është Broja dhe Cikalleshi. Fillimisht u raportua se titullar do të ishte Memushaj, por në momentet e fundit, për shkak të një dëmtimi, vendin e vlonjatit e zuri, Qazim Laçi.

SAN MARINO – SHQIPËRI 0-0

KOMENTI LIVE:

40′ Goditje dënimi për Shqipërinë, provon Manaj, por topi devijohet nga muri mbrojtës.

37′ Lenjani harkon nga e majta për Laçin, por vendimtare ndërhyrja e mbrojtësit Rosi, që i heq topin nga koka në momentin e fundit mesfushorit shqiptar.

30′ Kalojnë 30 minuta nga sfida, vetëm 1 gjuajtje në kuadrat nga ana e kuqezinjve.

28′ Tjetër shans për Shqipërinë, pas një harkimi nga këndi, por nuk arrin askush nga futbollistët kuqezinj ta devijojë topin drejt portës.

24′ Rrëmujë në zonën e San Marinos, por nuk përfiton asnjë nga futbollistët kuqezinj.

20′ Shqipëria është hedhur e gjitha përpara në kërkim të golit të avantazhit. Mbrohen mirë vendasit.

14′ Gjuajtja e parë në portë për Shqipërinë, gardiani Benedetini i mohon golin e avantazhit kapiteni Hysaj, i cili provoi brenda zonës, por tentativa e tij ishte qendrore.

13′ Pranë golit Shqipëria. Hysaj harkon në zonë për Lenjanin, i cili provon të shërbejë për Brojën, por kontrollon gjithçka portieri i San Marinos.

12′ Me përjashtim të Strakoshës, të dyja skuadrat në gjysmëfushën e San Marinos në këto momente.

8′ Rritet insistimi i Shqipërisë në zonën e San Marinos, po mungojnë ende tentativat në portën respektive.

5′ Start i vakët! Ende asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

SAN MARINO: Benedetini, Batistini, Fabri, Simoncini, Rosi, Palaci, Tomasini, Golinuçi, Mularoni, Nani, Berardi.

SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Veseli, Hysaj, Lenjani, Bare, Laçi, Ramadani, Manaj, Broja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *