Ndeshja në kryeqytet, Dinamo publikon çmimet e biletave

Dinamo dhe Burreli luajnë nesër në 15:00 në “Selman Stërmasi”. Sfida që vlen për javën e tretë të Kategorisë së Parë është e rëndësishme për Blutë, që këkrojnë kreun.

Me një fitore dhe një barazim, Dinamo kërkon fitoren në shtëpi ndaj matjanëve. Blutë kanë bërë një ftesë për tifozët, me biletat që variojnë nga 500-1000 lekë.

“FC Dinamo njofton të gjithë tifozët që dëshirojnë të ndjekin ekipin në stadium për ndeshjen FC Dinamo – KF Burreli se biletat mund t’i blini tek biletaria e stadiumit “Selman Stermasi”.

Në tribunat , dhe nje bilete kushton 500 Lekë, ndërsa bileta në tribunën Vip kushton 1000 Lekë”, njofton Dinamo.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *