Ndërron jetë në spital 16-vjeçari grek/ U qëllua nga policia për një faturë tatimore

Ka ndërrua jetë në spital 16-vjeçari grek i cili u qëllua nga efektivët e policisë pak ditë më parë. Ngjarja ndodhi në Selanik, ku i mituri i komunitetit rom u ndoq nga policia pasi dyshohet se ishte larguar nga një pikë karburanti pa faturë tatimore.

Gjatë ndjekjes, policia ka shtënë në drejtim të tij, duke e plagosur në qafë. Sipas mediave greke, 16-vjeçari u transportua në gjendje komë në spital, ndërsa sot ka dhënë frymën e fundit.

Ndërkohë pas lajmit për vdekjen e tij, situata me protestat e dhunshme që kanë shpërthyer prej ditës së ngjarjes nga komuniteti rom, janë përshkallëzuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *