Ndërron jetë këngëtari i njohur, humb betejën me kancerin

Këngëtari dhe kitaristi Otis Redding III, djali i legjendarit Otis, ndërroi jetë nga kanceri në moshën 59-vjeçare, konfirmoi familja e tij të mërkurën.

Redding ishte vetëm tre vjeç kur babai i tij, Otis Redding, ndërroi jetë me disa anëtarë të grupit në një aksident avioni më 10 dhjetor 1967.

Më shumë se një dekadë më vonë, Redding dhe vëllai i tij, Dexter, formuan grupin funk The Reddings, i cili regjistroi gjashtë albume në vitet 1980.

Ndonëse këngët “Remote Control” dhe “Call The Law” nga The Reddings u shfaqën në listat muzikore të Billboard, vëllezërit Redding nuk arritën kurrë suksesin e babait të tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *