Myku kishte mbuluar shtëpinë e tij, humb jetën 2-vjeçari në Angli

Vdekja e një vogëlushi që pësoi ekspozim të zgjatur ndaj mykut duhet të jetë një “moment përcaktues” për sektorin e strehimit. Awaab Ishak, dy vjeç, vdiq në dhjetor 2020 nga një gjendje respiratore e shkaktuar nga myku në banesën e shoqatës së banimit me një dhomë gjumi ku ai jetonte me prindërit Faisal Abdullah dhe Aisha Aminin në Rochdale, Manchester.

Abdullah ishte ankuar më parë në Rochdale Boroughwide Housing (RBH) për mykun. Duke dhënë gjetjet e saj të martën, mjekja e lartë ligjore Joanne Kearsley tha: Jam e sigurt që nuk jam e vetmja që kam menduar, ‘Si ndodh kjo? Si, në MB në 2020, një fëmijë dy vjeçar vdes nga ekspozimi ndaj mykut në shtëpinë e tij? Vdekja tragjike e Awaab do dhe duhet të jetë një moment përcaktues për sektorin e strehimit në drejtim të rritjes së njohurive, rritjes së ndërgjegjësimit dhe thellimit të të kuptuarit rreth çështjes së lagështirës dhe mykut.

Mjekja ligjore tha se ai ndërroi jetë si rezultat i gjendjes të rëndë të frymëmarrjes të shkaktuar për shkak të ekspozimit të zgjatur ndaj mykut në mjedisin e shtëpisë dhe veprimet për trajtimin dhe parandalimin e mykut nuk u ndërmorën.

2-vjeçari nga Sundai jetonte së bashku me familjen e tij si azil kërkues në shoqatën ‘Rochdale Boroughwide Housing’ në Mretërinë e Bashkuar. Por familja e tij akuzon shoqatën për racizëm duke thënë se nuk kanë asnjë dyshim se ata u trajtuan në këtë mënyrë , mes mykut, vetëm sepse nuk ishin nga ky vend.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *