“Mund të shkojmë afër mandatit të 9”, Gjiknuri: Ka një rritje të PD-së në kurriz të LSI-së

Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri është shprehur tejet optimist se Partia Socialiste do të vijojë të ruajë objektivin bazë të 2017, atë të 8 mandateve.

Në një intervistë për “Ora News”, Gjiknuri tha se ka një rritje të PD-së në kurriz të LSI-së. Në argumentin e tij, ai shtoi se PS është brenda objektivit bazë, e cila është ruajtja e rezultatit të 2017.

“Ka një rritje të PD-së në kurriz të LSI-së dhe mendojmë se nëse do të thellohet mjaftueshëm rezultati për pjesën e mbetur të qendrave, ne prapë mund të shkojmë afër mandatit 9. Në të kundërt ne jemi brenda objektivit bazë që ka qenë ruajtja e rezultatit të 2017 në vetvete, një rezultat shumë i thellë”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *