“Mund të jenë orët e fundit për ne”, komandanti ukrainas: Trupat ushtarake në fabrikën e çelikut në Mariupol nuk do të dorëzohen

Një komandant ukrainas në qytetin e Mariupolit ka thënë se forcat ushtarake në fabrikën e çelikut Azovstal nuk do të dorëzohen ndërsa vazhdojnë luftimet kundër forcave ruse, sipas skynews.
Majori Serhivy Volyna i brigadës së 36- është shprehur se ushtarët e tij do të vazhdojnë operacionet ushtarake deri në fund. Në një video të dërguar tek The Washington Post, komandanti i ka kërkuar gjithashtu udhëheqësve botërorë që ti ndihmonin ne evakuimin e sigurt të civilëve nga Mariupol.

Ky mund të jetë mesazhi ynë i fundit drejtuar botës. Mund të na kenë mbetur vetëm disa ditë apo edhe orë. Forcat armike janë 10 herë më të mëdha se tonat, kanë kontroll mbi hapësirën ajrore, artilerinë, në tokë, mbi tanket dhe epërsinë e automjeteve. Ne po mbrojmë një objekt, impiantin ku ndodhet garnizoni ushtarak i Mariupolit dhe civilët e kapur nga lufta.

Ne po i drejtohemi liderëve botërorë për të na ndihmuar. Garnizoni ushtarak i Mariupolit ka më shumë se 500 ushtarë të plagosur dhe qindra civilë, përfshirë gra dhe fëmijë. Ne po kërkojmë të na ofrojnë siguri,” përfundoi ai.

Rusia u ka dhënë përsëri një ultimatum trupave ukrainas për t’u dorëzuar deri në orën 14:00.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *