Moti i keq rrëzon avionin në Tanzani, vdesin 19 persona

Të paktën 19 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të Tanzanisë në Liqenin Viktoria, në tentim e sipër për t’u ulur në qytezën Bukoba.

Mediat e huaja njoftojnë se 23 prej 43 personave që kanë qenë në aeroplan, kanë shpëtuar dhe janë dërguar në spital. Dy pilotët i kanë mbijetuar rrëzimit dhe kanë folur me autoritetet lokale nga kabina, mirëpo autoritetet kanë thënë më vonë se të dy mund të kenë vdekur. Ekipet e shpëtimit dhe peshkatarët lokalë janë duke tentuar të shpëtojnë personat që janë ende të bllokuar në aeroplan.

Si arsye për rrëzim të aeroplanit është përmendur moti i keq.

Një pjesë e pistës së aeroportit në Bukoba është afër brigjeve të Liqenit Viktoria, njëherësh liqenit më të madh të Afrikës. Precision Air është kompania më e madhe private për fluturime në Tanzani.
Ajo është themeluar më 1993 dhe kryen fluturime të brendshme dhe rajonale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *