Moti i keq “pushton” Evropën

Evropa është përfshirë nga përmbytje masive, ditët e fundit, si pasojë e reshjeve të dendura dhe motit të keq, aspak të zakontë për stinën në të cilën ndodhemi.

Vendi më i prekur ka qenë Italia, në të cilën deri më tani janë shënuar 14 viktima dhe disa të zhdukur, si pasojë e përmbytjeve masive.

Reshjet masive të shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë. Kroatët që jetojnë në qytetet Karlovac, Petrinja, Hrvatska Kostajnica, Gracac dhe Obrovac luftuan me përmbytjet ditët e fundit, por nuk u raportuan të plagosur apo vdekje. Sipas stacioni televiziv kroat HRT, në qytetin Sisak, lumi Sava përmbyti stallat e një shoqate të kalërimit terapeutik.

Situata ishte gjithashtu e vështirë në Bosnjën veriperëndimore, pasi lumenjtë Una dhe Glina, shkaktuan përmbytje në qytetet Bihac, Velika Kladusa dhe Bosanska Krupa.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *