Moslejimi i shkollimit të vajzave afgane nga talebanët, reagon Kryeministri i Pakistanit: Kjo është joislamike

Kryeministri i Pakistanit, Imram Khan deklaroi se ndalimi i shkollimit të vajzave afgane do të ishte një veprim joislamik. Në një intervistë për BBC, Khan tregoi kushtet që duhej të plotësoheshin, në mënyrë që Pakistani ta njohë zyrtarisht Qeverinë e re talebane të Afganistanit.

Ai kërkoi nga udhëheqja e re që të jetë gjithëpërfshirëse dhe t’i respektojë të drejtat e njeriut. Khan po ashtu tha se Afganistani nuk duhet të përdoret si strehë për terroristët që mund të kërcënojnë sigurinë e Pakistanit.

Javën e kaluar, talebanët i përjashtuan vajzat nga shkollat e mesme, ndërsa ua lejuan kthimin vetëm djemve dhe mësuesve meshkuj. Por, Khan tha se beson se edhe vajzat do t’i kthehen shkollës së shpejti.

Deklaratat që ata kanë bërë qëkur kanë ardhur në pushtet, kanë qenë shumë inkurajuese”, tha Khan.

Unë mendoj se ata do t’i lejojnë vajzat të shkojnë në shkollë. Ideja që vajzat nuk duhet të arsimohen, nuk është islamike. Nuk ka të bëjë me fenë”, shtoi ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *