‘Mos rrezikoni jetën me gomone’/ Ambasadori britanik nga Kukësi: Aplikoni për viza, ne do t’ju mbështesim

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith ka vizituar këtë të mërkurë qytetin e Kukësit.

Vizita e tij përkon me programin ‘Perspektivet e reja për rajonin e Kukësit’, ku Smith i ka bërë thirrje të rinjve që mos të largohen nga qyteti i tyre.

Sakaq shton se udhëtimi drejt Anglisë duhet të bëhet në mënyrë ligjore dhe se prindërit duhet t’i pengojnë fëmijët e tyre për t’i hyrë botës së krimit.

“Jam këtu në Kukës për të nisur me programin “Perspektivet e reja për rajonin e Kukësit”. Kjo është iniciativa jonë më ambicioze në veri te Shqipërisë. Do të garantoj aftësi të reja dhe punësim në këtë rajon. Mesazhi im për të gjithë ata që po mendojnë të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme është prisni, mos shkoni tani dhe mos rrezikoni jetën tuaj. Ajo që ju tregohet në mediat sociale nuk është realitet. Ju keni dëgjuar kryeministren britanike se Britania po kërkon punëtor.

Prandaj qëndroni këtu dhe aplikoni viza në mënyrë ligjore. Mos ikni në mënyrë ilegale. Mesazhi im për prindërit dhe pjesëtaret e familjes është ky. Kriminelet dhe trafikantët po shfrytëzojnë fëmijët tuaj dhe po i detyrojnë ata t’i hyjnë rrugës se krimit. Mos i lini. Ky projekt “Perspektivat e Reja” do të jetë për ju dhe familjet tuaja. Aftësi dhe mundësi punësimi për të mbështetur Shqipërinë. Ju lutem punoni me ne për të krijuar shpresë dhe oportunitet për këtë rajon”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *