Mori pjesë në grabitjen që përfundoi me dy të viktima, ekstradohet drejt Greqisë 36-vjeçari

Gjykata ka konfirmuar ekstradimin e Ledjon Brakajt të kërkuar në Greqi për një vjedhje të dyshuar prej 780,000 eurosh dhe vrasje të dyfishtë në vitin 2015.

Vendimi u mor të hënën kundër 36-vjeçarit shqiptar, i cili u arrestua në Maltë në gusht, pasi u vu në shënjestër të një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga autoritetet greke.

Brakaj dyshohet se ishte përfshirë në një grabitje e cila përfundoi në vrasjen e një gruaje të moshuar dhe nipit të saj. Ata u rrahën dhunshëm dhe më pas u dogjën sa ishin gjallë, pohojnë autoritetet greke.

Brakaj kërkohet të ndiqet penalisht për vrasje me dashje, vjedhje të rënduar nga dhuna dhe zjarrvënie me rrezik për humbje jete.

Autoritetet po kontrollojnë identitetin e të arrestuarit të kërkuar në Greqi për vrasje të dyfishtë

Gjatë procesit të ekstradimit para gjykatës së Magjistraturës, avokatët e Brakajt kishin ngritur dyshime për identitetin e të arrestuarit, duke kundërshtuar më pas edhe konkluzionet e ekspertëve të gjurmëve të gishtave.

Gjykata, megjithatë, miratoi ekstradimin pasi vuri në dukje se urdhër-arrestet kishin të bënin me vepra të ekstradueshme, të dënueshme me burgim të përjetshëm sipas ligjit grek dhe gjithashtu të dënueshme sipas ligjit maltez.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *