Mori me qira një makinë dhe nuk e ktheu, arrestohet i riu

Një shtetas 22-vjeçar ishte shpallur në kërkim për mashtrim, pasi i kishte marrë makinën me qira një personi dhe nuk ia kishte kthyer më.

I riu me inicialet E. S. banues në fshatin Dobraç, Shkodër, ishte shpallur në kërkim pasi i ka marrë me qira një makinë një personi, e pasi ka bërë vetëm një pjesë të pagesës është larguar dhe nuk e ka kthyer më makinën siç parashikohej në marrëveshje

22-vjeçari është kapur nga policia ditën e sotme dhe është arrestuar.

Gjithashtu policia gjeti edhe automjetin që kishte marrë 22-vjeçari.

Materialet për këtë rast iu referuan Prokurorisë Shkodër.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *