Mitsotakis në Himarë, Dule: Ditë historike

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka folur pas vizitës së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Himarë.

Ai e cilësoi një vizitë historike dhe tha se Mitsotakis dha një mesazh mbështetjeje për pjesëtarët e minoritetit grek.

“Në radhë të parë ishte një vizitë historike. Për herë të parë km i Greqisë viziton Himarën, Sarandën dhe Gjirokastrën. Është një mesazh mbështetjeje për pjesëtarët e minoritetit grek. Është mesazhi i fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit. Mesazh për rajonin. Greqia është një nga shtyllat e arkitekturës së sigurisë.

Një mësim që çdo politikan duke filluar nga unë i pari duhet ta ketë. Shumë larg standardeve të politikanëve dhe politikës në vendin tonë.
Problemet janë ngritur në mënyrë të përsëritur dhe ajo që kërkohet është zgjidhja e këtyre problemeve. Ajo që përsërit z. Mitsotakis është se kërkohet frymë e mirë dhe bashkëpunim për zgjidhjen e tyre, deklaroi Dule.
I pyetur nëse Fredi Bejleri do jetë kandidat i PBDNJ-së për 14 majin, Dule tha se kandidatët do të dalin në të ardhmen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *