Ministri Manja: Qeveria miratoi hartën e re Gjyqësore

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar këtë të enjte në lidhje me hartën e re gjyqësore, ku pohoi se është miratuar nga qeveria.

Sakaq shtoi se në gjykatat që do të mbyllen nuk do të cënohen shërbimet, si dhe do të startardizohet koha dhe vendimi me miratimin e kësaj harte.

“Është miratuar harta e re gjyqësore. Është produkti i një grup ekspertësh, punë e shkëlqyer 3-vjeçare. Dua të bëj me dije se në Gjykatat që do të mbyllen nuk do cënohet asnjë proces gjyqësor. Harta ka disa risi, do standardizojë dhe shpërndaj çështjet në mënyrë të drejtë. Do të ketë një Gjykatë Apeli në të gjithë vendin. Do standardizojë kohën dhe vendimit”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *