Ministri i Mbrojtjes i Serbisë thotë se ushtria mund t’i mbrojë serbët në Kosovë

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se ushtria do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur serbët në Kosovë nëse e urdhëron presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Me rastin e bisedimeve në Bruksel mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ai tha për TV Kurir se situata e sigurisë është shqetësuese.

“Asgjë nuk po ndodh që cenon sigurinë e serbëve, por atmosfera është aq e tensionuar dhe e ndezshme, saqë nëse dikush do të ndizte shkrepse, ajri do të digjej. E vetmja gjë për të cilën duan të flasin është normalizimi i plotë i marrëdhënieve, që praktikisht do të thotë njohje”, tha ai.

Ai ka vlerësuar se hapësira e Serbisë për manovrim është shumë e ngushtë dhe se do të ishte mirë që Serbisë të mos kërkohet të tregojë se çfarë do të bëjë në të gjitha rrethanat.

“Të mos themi se për çfarë është gati ushtria serbe dhe çfarë skenari kemi për planin A, B, C, e kështu me radhë. Të gjitha opsionet janë duke u shqyrtuar, por ne po punojmë për të vazhduar bisedën. Nuk mendoj se kushdo dëshiron një konflikt”, tha ai.

Ai nuk specifikoi se çfarë nënkuptohet me ato skenarë dhe opsione.

Kriza ka ndodhur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zëvendësimin e targave për qytetet e Kosovës që lëshohen nga Serbia dhe që përdoren para së gjithash nga serbët në veri të Kosovës.

Pas kësaj, serbët nga veriu i Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës më 5 nëntor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *