Mike Tyson kujton Pelen: Isha 21 vjeç kur jetova ëndrrën e takimit të parë me ty

Mike Tyson iu bashkua miliona njerëzve të pikëlluar për humbjen e një prej futbollistëve më të mëdhëdhenj në histori, Pele, i cili ndërroi jetë në Brazil ditën e djeshme pasi kaloi muaj në spital. Kanceri e kishte “pushtuar”, derisa i mori jetën përfundimisht.

Boksieri legjendar kujtoi se ishte 21 vjeç kur përmbushi ëndrrën e tij për të takuar një nga sportistët e mëdhenj që bota ka parë ndonjëherë.

“Isha 21 vjeç duke jetuar ëndrrën e takimit me një nga më të mëdhenjtë. Ai ishte një burrë pozitiv dhe i sjellshëm pa asnjë të keqe dhe nuk fliste keq për askënd. Pusho në paqe”, shkruan legjenda e boksit.

Së fundmi në një episod në podcastin e tij, ish-boksieri vlerësoi Pelen si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave të futbollit. Snoop Dogg, një nga reperët më të njohur në botë, u pajtua me vlerësimin dhe shtoi se Pele duhet të flitet në të njëjtën frymë si atletët e tjerë historikë, si Muhamed Ali.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *