Michelle Obama: Jam e tmerruar nga ajo që mund të ndodhë në zgjedhjet e 2024!

Michelle Obama shprehu shqetësimet e saj lidhur me zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA. E pyetur gjatë një interviste me Jay Shetty se cila është frika e saj më e madhe Michelle tha ishte e frikësuar për situatën në të cilën bota ndodhet tani.

Michelle Obama përmendi një sërë shqetësimesh specifike që ka, duke përfshirë luftërat e vazhdueshme, efektet e mundshme të inteligjencës artificiale tek njerëzit dhe ndryshimet klimatike.

“Çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme? Unë jam e tmerruar nga ajo që mund të ndodhë, sepse udhëheqësit tanë kanë rëndësi. Kë zgjedhim, kush flet në emrin tonë, kush është në detyrë, ndikon tek ne në mënyra që ndonjëherë mendoj se njerëzit i marrin si të mirëqenë. Nuk duhet të marrim të mirëqenë demokracinë”, shtoi Michelle Obama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *