Meta rrëfen bisedën me Berishën: Donte të më arrestonte Ina Rama. I thashë doktorit do të të jap vota nga burgu!

Kreu i PL, Ilir Meta dje në Opinion ka rrëfyer një bisedë me të ndodhur disa vite më parë me ish-kryeministrin Berisha, i cili e ka paralajmëruar se ish-prokurorja Ina Rama do ta burgoste. Meta është shprehur se prej vitesh po hetohet nga SPAK, duke theksuar se po ashtu edhe “prokuroria e Posaçme është nën hetim nga ai”.

“Më merr në telefon, isha në Durrës. Ku je më thotë? Në Durrës i thashë. Në çdo kohë që vjen në Tiranë unë në zyrë jam. Nuk ka ndonjë urgjencë, por po pate kohë hajde. E kuptova unë që kishte një shqetësim dhe vajta. Dëgjo më tha, për atë ish-prokuroren, Ina Rama, duhet vëmendje se ajo ka marrë urdhër të të fusë në burg ty. Po shumë mirë i thashë, çfarë problemi ka? Po ka çuar ato videot dhe audiot në Angli.

I thashë: Doktor merre me qetësi, ata duan të të nxehin ty. Unë i thashë të premtoj nga burgu do të jap shumë më tepër vota ty për zgjedhjet dhe Edi Rama do ikë nga kryetari i bashkisë, ti mos u shqetëso për këtë. SPAK-u ka nis hetim në dhjetor 2019 sipas të dhënave të mia edhe pas takimeve të Dumanit me McGonigalin. Dhe pse ka nisur në dhjetor 2019 për një çështje të mbyllur? Sepse ishte koha që Ilir Meta nuk lejonte të pushtohej Gjykata Kushtetuese nga banda e Edi Ramës”, tha Meta. SPAKU gjithashtu është në hetim nga unë. SPAK është në shërbim kriminal të Edi Ramës, sepse bën sikur arreston drejtorë për të mbrojtur kryebashkiakun e Tiranës që të gjithë e dinë që ka rrëmbyer kompetencën e këshillit bashkiak”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *