Meta për Dumanin: O legen, o palaço!

Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar ashpër me akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit dhe organeve të drejtësisë. Meta akuzoi Dumanin duke e konsideruar SPAK si “celulë kriminale”.

“Për Dumdumanin. Arben Ahmetaj bëri një deklaratë, bëri të qartë që s’kishte lidhje me procedurën e inceneratorit. Në ato që tha aludoi qartë për Ramën dhe Veliaj. KLP që qenka shqetësuar shumë, t’i thotë Dumanit të mos bëj deklarata politike, të veprojë sipas ligjit dhe kushtetutës. Dumdumani mblodhi gazetarët dhe tha prisni se do ketë surpriza për Arben Ahmetaj, surpriza ishte puna e ‘Bukës’. Dumdumani donte t’i jepte mesazh Ahmetajt mbyll gojën, shijo ca ke për të shijuar se mund ta bëjmë gjënë edhe më të vështirë.

Po i them Dumduanit, 3 herë me një gazetare që të del te metamorfoza, i ke përmend emrin tim. Ke çuar dhe njerëz që të më mbushin mendjen që të ikë nga Shqipëria. Pse legen si puna jote jam unë, gjurmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time, mendon se do marrësh peng PL që t’ia çoj atij tarallakut. Ilir Meta nga burg do ta shkrijë atë celulë kriminale o palaço, hajde dil në tv me mua meqë ke vendos të merresh me politik, si flet ti ne emër të SPAK”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *