Meta nga ‘Rruga e Arbrit’: Në 10 vjet Rama ka lënë pas vetëm gropa korrupsioni

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se asnjë vepër madhore publike nuk ka qenë në gjendje të realizojë kryeministri Rama.

Më anë të një postimi në Facebook, Meta thekson se në 10 vjet në rrugën e Arbërit, Rama ka lënë pas vetëm gropa korrupsioni dhe gropa të rrezikshme në rrugë, të cilat janë burime aksidentesh dhe kanë shkaktuar humbje jetësh.

“Mirëmëngjes nga rrugica e Arbrit të Edi Ramës. Në 10 vjet jo vetëm që rrugën nuk e mbaroi, jo vetëm që drita në fund të tunelit kurrë nuk doli, por edhe këto gropa në rrugicën e Arbrit nuk i mbush dot edhe pse gropa në buxhetin e shtetit ka vajtur qindra miliona euro. Këto janë rrugët dhe rrugicat e Edi Ramës”, shprehet Meta në një videomesazh.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *