Meta: Kandidat i vetëm për Kreun e PL-së? Nuk shpikim dot kandidatë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ne fillimin e Konventës të kësaj force politike, tha para gazetarëve se fakti se ai është i vetëm në garë, është tregues i libershipit.

Gjithashtu Meta ka theksuar se nuk mund të ketë gara fiktive brenda PL-së.

“Prej 100 ditësh është bërë e ditur se do ketë zgjedhje për kryetar partie dhe strukturat, falenderoj komitetin organizator që përfundoi misionin. Sot do votohen të gjithë në mënyrë të fshehtë. Nuk shpikim dot kandidatë dhe nuk bëjmë gara fiktive. Tregues i besimit të anëtarëve në lidershipin tim. Do ta justifikoj me përgjegjësi maksimale. Do fuqizohet roli i të rinjve do jenë të përfaqësuar më shumë se 30 përqind në Struktura. Kudo në çdo nivel të rinjtë më të talentuar të jenë atje”, tha ai.

I pyetur në lidhje me emrin e kandidatit për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Meta tha se lista do të jetë aq e mirë sa do të jetë e vështirë të zgjidhet.

“Do të shihni super listën e kandidatëve për këshilltarë e do ta keni të vështirë të zgjidhni ju njërin prej tyre”, tha ai

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *