Meta i jep dorën Escobarit dhe vrapon te Berisha

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me zyrtarin e lartë të SHBA-së, Gabriel Escobar. Ashtu si edhe në takimet e tjera të këtij të fundit në vend, edhe në takimin me Metën fokusi ka qenë te zgjedhjet e 14 majit.

Në përfundim të takimit, Meta bëri me dije se detajet do të bëhen publike me anë të një deklaratë zyrtare nga Partia e Lirisë. Sakaq, ish-Presidenti nuk iu përgjigj pyetjes nëse ka marrë një ftesë për të vizituar SHBA-në.

Pyetje: Kur u takuat me Escobarin, ai tha një shprehje shihemi së shpejti. Ju ka bërë një ftesë për në SHBA?

Ilir Meta: Ju ftoj të gjithëve në stadium, të gjitha atje. Sa i takon takimit ne bëjmë deklaratë zyrtare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *