“Mesjetë” për banorët/ Qendra shëndetësore e fshatit shndërrohet në depo për dru

Qendra shëndetësore e fshatit Shuec në Devoll prej disa vitesh është kthyer në një depo për drutë, ndërsa banorët e zonës detyrohen që të udhëtojnë drejt Bilishit për të bërë injeksionet.

Në një reagim zyrtar, njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor në Devoll tha se në fshatin Shuec nuk mund të emërohet një infermier për shkak të numrit të ulët të banorëve. Ndaj dhe për ta, më e udhës është që banorët të shkojnë për të marrë shërbimin e nevojshëm në ambulancën e fshatit Tren.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *