Tenisti i njohur serb Novak Djokoviç ka fituar betejën gjyqësore për të qëndruar në Australi. Gjykatësi Anthony Kelly ka anuluar vendimin e qeverisë për anulimin e vizës së tij. Po ashtu gjykata ka urdhëruar që Djokovic të lirohet menjëherë.

Në këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme, duhet të paguajë shpenzimet e Gjokoviçit siç është rënë dakord, thuhet në urdhër. Të gjitha sendet e tij, përfshirë pasaportën, duhet t’i kthehen “sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë të arsyeshme”. Vendimi është marrë zyrtarisht në orën 17:16 koha lokale (1:16 e mëngjesit ET), tha Kelly.

Por edhe pse ka fituar betejën ligjore,  duket se gjithçka nuk ka përfunduar këtu për Djokovic. Avokati i qeverisë Chris Tran tha se ministri i Emigracionit i Australisë mund të konsiderojë anulimin e vizës së Djokoviç përsëri. Sipas ligjit të emigracionit të Australisë, ministri ka kompetenca dhe liri të jashtëzakonshme për të anuluar vizat për çfarëdo arsye. Gjykatësi vuri në dukje se nëse ministri merrte atë vendim, Djokovic mund të përjashtohej për tre vjet nga Australia.

34-vjeçari Djokovic është mbajtur në një qendër ndalimi për migrantë prej 6 janarit. Sipas rregulloreve australiane, çdo person i huaj që hyn në këtë shtet, duhet të jetë i vaksinuar me dy doza kundër koronavirusit, ndërkohë që tenisti nuk është vaksinuar.

Novak Djokovic named in Serbia team for 2022 ATP Cup in Sydney - CNN

Novak Djokovic: 'I don't compare myself to Federer and Nadal'

/Priza.al/