Merr flakë një makinë gjatë ecjes në autostradën Tiranë-Durrës

Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i Sukthit.

Pamjet e publikuara tregojnë se mjeti ka marrë flakë në pjesën e përparme të tij. Makina rezulton të jetë në pronësi të vajzës me inicialet XH.K.,dhe nga ngjarja ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Me datë 16.10.2021 rreth orës 16:30 në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Sukthit, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marë flakë mjeti tip “Peugeot” në pronësi te shtetases Xh. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *