Merr flakë në ecje automjeti në aksin Tiranë-Elbasan, shkak dyshohet…

Foto Ilustruese

Një automjet tip “Benz” ka marrë flakë në ecje. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Drejtues i automjetit ishte shtetasi me inicialet S.B, 41 vjeç.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjet.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, ka marrë flakë gjatë kohës që ka qenë në lëvizje, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. B., 41 vjeç.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *