Merkel dekorohet me çmimin më të lartë të shtetit

Gruaja e parë që ka udhëhequr Gjermaninë, Angela Merket është dekoruar me çmimin Kryqi i Madh i Urdhrit të Meritës, për arritje të veçantë.

Çmimi i është ndarë nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në një ceremoni të organizuar në Berlin.

Në organizim kanë marrë pjesë kancelari aktual gjerman, Olaf Scholz, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe ish-trajneri i ekipit kombëtar të Gjermanisë në futboll, Juergen Klinsmann.

Merkel ka folur gjatë mbrëmjes për “shumë përvoja të mira” përgjatë vjetëve sa ka qenë kancelare.

Vetëm dy ish-kancelarë të Gjermanisë janë nderuar me çmimin e njëjtë në të kaluarën: Konrad Adenauer, lideri i parë i Gjermanisë së pasluftës, dhe Helmut Kohl, i konsideruar si arkitekt i ribashkimit të Gjermanisë./REL

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *