Megaoperacioni në Fier/ Droga përpunohej në banesën e ish-kryetarit të komunës Frakull

Zbardhen detajet e operacionit të policisë shqiptare dhe asaj malazeze në bashkëpunim me DEA-n. Autoritetet zbuluan një grup shqiptaro-malazez që merrej me trafik kokaine nga Amerika Latine. Kokaina vinte në Tivar dhe më pas transportohej në Fier ku dhe përpunohej.

Sipas informacioneve, policia këtë mbrëmje ka zbarkuar në Fier dhe ka zbuluar që një banesë aty ishte kthyer në laborator për përpunimin e Kokainës. Banesa i përket shtetasit Viktor Çervanaku, ish-kryetar i Komunës Frakull në Fier. Droga futej në thasë me pleh kimik dhe më pas me kamiona transportohej nga Mali i Zi drejt banesës së Çervenakut. Aty droga përpunohej nga dy shtetas kolumbianë.

Sipas informacioneve, në pranga kanë rënë 15 persona, mes të cilëve dhe kolumbianët. Ata janë marrë nga Kolumbia pikërisht për të bërë përpunimin e kokainës. Po ashtu kanë dalë dhe pamjet e operacionit, ku policia ka marrë thasët e gjetura në banesë.

Kryeplaku i fshatit Frakull e Madhe, Fiqeret Muçaj ka treguar për mediat informacionet që ai kishte rreth vendit që ishte kthyer në laborator kokaine. Muçaj tha se nuk ishte në dijeni se në godinë ndodhej lëndë narkotike, ndërsa shtoi se pas kontrolleve u gjetën vetëm thasë të mbushur me pleh.

“Mund të jenë nja 200 thasë, ishin përjashta. Vetëm fishekë kishte brenda. Nuk e di nga kishin ardhur thasët,” u shpreh ai.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *