Mediat greke: Rama pranon fitoren e Belerit në Himarë, e cilësoi rezultatin ‘të pastër’

Mediat greke kanë shkruar mbi deklaratat e kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e djeshme, për fitoren e Fredi Belerit në Himarë.

Ato shkruajnë se Rama ka pranuar fitoren e Belerit, edhe pse ndoshta ky rezultat nuk u pëlqen. Më tej citohet deklarata e tij se duke iu referuar drejtësisë shqiptare, pavarësisht problemeve që ka, ajo nuk mund të vihet në dyshim dhe nën presion nga askush, sidomos nga aktorë të huaj, duke nënkuptuar kërkesat greke për njohjen e provave inkriminuese në çështjen Beleri.

Shkrimi në median greke ERT:

“Dua së pari të respektoj zgjedhjet në Greqi dhe të kuptoj retorikën nxitëse”, duke shtuar se nga ana e tij do të përpiqet për më shumë moderim dhe përmbajtje.

“Jam i vendosur të bëj më të mirën përpara se të detyrohem të reagoj” dhe shtoi se nuk do të flasë deri pas zgjedhjeve në Greqi. Ai e mbylli deklaratën e tij duke thënë se “besoj se minoriteti grek nuk është ushqim për topat elektorale të askujt, as në Shqipëri, as në Greqi”.

Rama e cilësoi rezultatin e kutive të votimit në Himarrë si “të pastër”, duke thënë se duhet pranuar “edhe nëse nuk na pëlqen”- shkruhet në mediat greke.

Ai tha gjithashtu se procesi zgjedhor dhe numërimi i votave në Himarë është bërë pa probleme dhe transparente, me praninë e diplomatëve grekë si vëzhgues dhe të mediave greke dhe shqiptare.

Nga ky proces, tha ai, ka rezultuar edhe fitorja e kandidatit kundërshtar të qeverisë.

Duke iu referuar drejtësisë shqiptare, ai tha se pavarësisht problemeve që ka, ajo nuk mund të vihet në dyshim dhe të vihet nën presion nga askush, sidomos nga aktorë të huaj, duke nënkuptuar kërkesat greke për njohjen e provave inkriminuese në çështjen Beleri.

Edi Rama nxitoi të vuri në dukje se në Shqipëri nuk ka dy lloje drejtësie, një për shtetasit shqiptarë me kombësi shqiptare dhe një për shtetasit shqiptarë dhe grekë me kombësi greke.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *